LAJMI I FUNDIT:

Tenis: Australian Open do të zhvillohet në datat e përcaktuara

Tenis: Australian Open do të zhvillohet në datat e përcaktuara
(Foto: Instagram/australianopen)

Edicioni i 109 i Australian Open do të vijojë rregullisht sipas kalendarit. Janë këto fjalët e numrit 1 të turneut të parë të rëndësishëm të sezonit, Craig Tiley.

Pas masave të forta shtrënguese që u morën për të bërë të mundur zhvillimin normal të Slam-it të parë të vitit 2021 dhe respektimit në nivel të gjerë të protokollit të përcaktuar nga vetë komiteti drejtues i Australian Open, ra si bombë mbi organizatorët lajmi se një nga punonjësit e një hoteli ku ishte sistemuar një pjesë e tenistëve të regjistruar për në edicionin e radhës të aktivitetit të përvitshëm që zhvillohet në Melbourne Park, rezultoi pozitiv me coronavirus.


Të gjithë tenistët e interesuar që u regjistruan për të marrë pjesë në këtë edicion iu nënshtruan masave të rrepta të izolimit dhe respektuan protokollin e përcaktuar nga organizatorët, megjithatë zhvillimet më të fundit ngritën pikëpyetje të mëdha, në lidhje me faktin nëse duhet të zhvillohet apo jo edicioni i sivjetshëm i Australian Open, duke parë përshkallëzimin e situatës. Vetë drejtuesi më i lartë i këtij kompeticioni Craig Tiley deklaroi se ai ka besim të plotë se edicioni i 109 i Australian Open do të startojë siç është planifikuar ditën e hënë, pavarësisht faktit që 160 lojtarë janë duke pritur rezultatet e testeve të kryera për virusin COVID-19.

Në fakt janë plot 507 vetë në total, që kanë lidhje me Australian Open, që janë urdhëruar që ditën e mërkurë nga punonjësit e shërbimit shëndetësor të Melburnit për të qëndruar të izoluar, që nga publikimi i rastit pozitiv, që u zbulua në një nga hotelet e zonës, në kryeqytetin e Shtetit të Viktorias, në juglindje të vendit. Australia e ka përballuar në mënyrë shembullore situatën e pandemisë së coronavirusit, ndoshta për shkak edhe të vetë pozitës gjeografike. Ky vend pozicionohet në vendin e 108 në rruzull dhe numëron vetëm 28.838 raste gjithsej, nga të cilët kanë humbur jetën 909 persona të prekur me COVID-19. Në tre ditët e fundit janë regjistruar respektivisht: 6, 5 dhe 9 raste me Covid – 19, megjithatë në Australi prej ditësh nuk janë shënuar viktima nga pandemia e coronavirusit.

Të gjithë njerëzit e interesuar janë parë të grumbullohen në radhë të gjata për të marrë përgjigjet e analizave të tyre. Ndeshjet përgatitore dhe seancat stërvitore për momentin janë shtyrë, por gjithashtu edhe shorti është zhvendosur në kohë, kështu që tenistët pjesëmarrës do ta mësojnë kalendarin e ndeshjeve apo rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Australian Open vetëm ditën e premte. Craig Tiley ka thënë se në vazhdim organizatorët do t’i përmbahen planit të paracaktuar. Pra sipas deklaratës së 58-vjeçarit nga Afrika e Jugut gjithçka do të rifillojë normalisht, duke startuar që nga dita e premte – njofton SuperSport.

Aktualisht në sfidat përgatitore ndeshjet e femrave janë reduktuar në vetëm dy sete, ndërsa seti final do të luhet me ‘tie break’ dhe takimi konsiderohet i fituar pikërisht nga tenistja që prek e para kuotën e 10 pikëve, ndërkohë ndeshjet e meshkujve janë me nga tre sete. Personi i infektuar është një 26-vjeçar që punonte në Hotelin Grand Hyatt, ku u izolua një pjesë e mirë e tenistëve, për të respektuar masat e karantinimit. Ky person i cili punonte në sektorin e sigurisë fillimisht rezultoi negativ pasi ndërroi turnin më datë 29 janar, ndërsa në testimin e radhës që iu bë më datën 2 shkurt për të konfirmuar rezultatin e analizave të para ai doli pozitiv. 160 tenistët, gjyqtarët apo dhe pjesëtarët e tjerë të stafit konsiderohen si kontakte rastësore, kështu që me t’u konfirmuar negativiteti në përgjigjet e kontrolleve të tyre më të fundit organizatorët do të lejojnë edhe daljen normale nga kjo fazë e papritur izolimi.

I tillë për shembull ishte rasti i dy tenistëve britanikë Dan Evans dhe Cameron Norrie, të cilët po qëndronin pikërisht në Hotelin Grand Hyatt, e menjëherë pas testeve negative ata u lejuan për të dalë dhe për të vijuar normalisht fazën e tyre përgatitore. Edicioni i 109 i Australian Open u shty me tre javë nga organizatorët, për të respektuar masat e izolimit dhe shmangur çdo të papritur, si dhe me qëllimin për të vijuar ndeshjet me praninë e spektatorëve, kështu që tani gjithçka do të vazhdojë normalisht nga data 8 deri më 21 shkurt pikërisht në Melbourne Park.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori