LAJMI I FUNDIT:

Tebas: Ronaldo dhe Griezmann nuk do të ndryshojnë skuadra

Tebas: Ronaldo dhe Griezmann nuk do të ndryshojnë skuadra
Griezmann - Ronaldo (Getty Images)

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas beson se Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann nuk do të ndryshojnë klubet këtë verë.

Ylli i Real Madridit ka bërë deklarata befasuese pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Bernabeu.

Edhe francezi Griezmann është lidhur me një largim nga Atletico drejt Barcelonës, por Tebas beson se asnjëri nga dy lojtarët nuk do të ndryshoj ambient.

Gazeta portugeze Record: Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Gazeta portugeze Record: Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi

Shefi i ligës spanjolle gjithashtu beson se futbolli në Spanjë tani është ‘më pak i varur’ nga lojtarët e tyre, duke përmendur si rast largimin e Neymarit nga Barcelona verën e kaluar.

Presidenti i La Ligas, Tebas

“Unë besoj se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Real Madrid”, ka thënë fillimisht presidenti i La Ligas në një intervistë me Onda Cero.

“Edhe Antoine Griezmann do të qëndrojë në Atletico”. shtoi ai.

Griezmann: Këtë javë vendoset e ardhmja ime
Lexo po ashtu Griezmann: Këtë javë vendoset e ardhmja ime

“Cilat janë shanset që Cristiano të largohet? Nga 10, unë do të thosha pesë apo ndoshta edhe katër, nuk jam i shqetësuar”.

“Pavarësisht nga këto lëvizje, unë nuk mendoj se kjo është e dëmshme për ligën, sepse jemi duke u bërë më pak të varur nga lojtarët tanë më të mirë”, përfundoi Tebas. /Telegrafi/

Messi: Barca ka nevojë për Griezmannin që ta fitojë LK-në
Lexo po ashtu Messi: Barca ka nevojë për Griezmannin që ta fitojë LK-në

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori