LAJMI I FUNDIT:

“Të gjithë janë xhelozë për Chelsean”, Tuchel flet pas suksesit në Kupën e Botës për Klube

“Të gjithë janë xhelozë për Chelsean”, Tuchel flet pas suksesit në Kupën e Botës për Klube

Thomas Tuchel ka treguar se i tha ekipit të tij “të gjithë janë xhelozë” për Chelsean pas fitores së tyre në Kupën e Botës për Klube të shtunën mbrëma.

Blutë mposhtën Palmeiras me rezultat 2-1 në finale, me Kai Havertz që realizoi penalltinë vendimtare në vazhdime pasi goli hapës i Romelu Lukakut u zhvlerësua nga goli i Raphael Veiga për skuadrën braziliane.


Suksesi në Abu Dhabi pason fitoret e skuadrës londineze në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës gjatë nëntë muajve të fundit.

Chelsea kampion i botës për klube, mposht Palmeirasin në finale
Lexo po ashtu Chelsea kampion i botës për klube, mposht Palmeirasin në finale

“Ne thamë në dhomën e zhveshjes – çfarë mundësie, të gjithë janë xhelozë për ne”, tregoi fillimisht Tuchel për Channel 4.

“Si djem, ne ëndërronim një finale të tillë. Është shumë e veçantë dhe donim të luanim pa asnjë keqardhje”.

“Nëse shënon vonë, duhet fat për ta bërë këtë. Ne ishim të pamëshirshëm, vazhduam të përpiqeshim, nuk u ndalëm. Nuk u dorëzuam”.

“Ne patëm epërsinë, e humbëm përsëri, por nuk ndaluam kurrë së sulmuari. Kështu që unë mendoj se është e merituar, por është me fat nëse shënon vonë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori