Pas transferimit të Guimaraes, Arteta vendos në shitje dy yjet e Arsenalit

Mikel Arteta përballet me disa vendime të rëndësishme në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës te Arsenali. Klubi është i gatshëm të shqyrtojë oferta për Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri, të dy nga 19 vjeç, nëse propozimet i kënaqin si drejtuesit e klubit, ashtu edhe vetë lojtarët.
Transferimi i Bruno Guimaraes për rreth 87 milionë euro ka shtuar ndjeshëm konkurrencën në mesfushën e Arsenalit.
Megjithatë, qëndrimi i drejtuesve nuk është që domosdoshmërisht t’i nxjerrin në shitje dy talentet. Drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Richard Garlick, ka bërë të ditur se klubi do të shqyrtojë çdo skenar që mund të ndihmojë progresin sportiv dhe njëkohësisht të përshtatet me planifikimin e skuadrës.
Problemi për Artetan lidhet kryesisht me numrin e madh të lojtarëve në të njëjtat pozita. Bruno Guimaraes ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Arsenalin, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, pas largimit nga Newcastle në një transferim prej rreth 87 milionë eurosh.
Përveç tij, në mesfushë janë edhe Declan Rice, Martin Odegaard, Martín Zubimendi, Mikel Merino dhe Eberechi Eze, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të madhe.
Kjo situatë prek veçanërisht Lewis-Skellyn, i cili fillimisht u afirmua si mbrojtës i majtë, por gjatë muajve të fundit ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi si mesfushor. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, edhe Xabi Alonso kishte tentuar ta transferonte talentin anglez.

Paraqitja e tij më e spikatur në këtë pozitë erdhi në finalen e Ligës së Kampionëve më 30 maj.
Arteta e kishte aktivizuar Lewis-Skellyn si titullar në mesfushë ndaj Paris Saint-Germainit, përpara Zubimendit, ndërsa talenti i akademisë qëndroi në fushë deri në minutën e 91-të.
Situata e Ethan Nwanerit është disi ndryshe. Sulmuesi u huazua te Marseille në janar, pasi gjatë pjesës së parë të sezonit 2025/26 kishte zhvilluar vetëm 12 paraqitje me Arsenalin, prej të cilave vetëm katër si titullar.
As aventura e tij në Francë nuk e zgjidhi plotësisht problemin e minutave. Nëaneri u rikthye këtë verë te Arsenali, ndërsa Arteta ka theksuar se në moshën 19-vjeçare ai ka nevojë të luajë rregullisht dhe të konkurrojë për një vend në formacion, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimin e tij./Telegrafi/













































