LAJMI I FUNDIT:

Tatuazhet e Conor McGregor, ku ndodhen dhe çfarë kuptimi kanë

Conor McGregor (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Fama e Conor McGregor kalon kufijtë e botës së arteve të përziera marciale. Për këtë arsye, njerëzit janë të interesuar për detaje të shumta nga jeta dhe karriera e tij.

Një veçori e yllit irlandez janë edhe tatuazhet e shumta që i ka të vizatuara në trupin e tij. Me poshtë jua sjellim kuptimet e tatuazheve të 31-vjeçarit.


Përfitimet gjatë karrierës dhe pasuria aktuale e Conor McGregor
Lexo po ashtu Përfitimet gjatë karrierës dhe pasuria aktuale e Conor McGregor

Gjoksi

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Në gjoksin e tij, McGregor ka të vizatuar një gorillë që mban një kurorë dhe duke ngrënë një zemër.

“Logoja e palestrës sime është gorilla. Nuk është ajo gorilla specifike, por është një gorillë. Prandaj doja diçka që të më lidhte me atë pjesë. Ndihem sikur jam mbreti gorilla, prandaj e kam marrë kurorën dhe e kam bërë të hajë një zemër. Më dukej në rregull”, ka shpjeguar Conor.

Barku

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Irlandezi ka imazhin e një tigri në barkun e tij. Në të kaluarën, ai e ka përshkruar tigrin si një kafshë të guximshme.

Njëherësh, ai e ka të shkruar edhe emrin e tij me shkronja të mëdha ‘MCGREGOR’ mbi tatuazhin e tigrit dhe nofkën ‘NOTORIOUS’ nën të.

Parakrahu

(Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Në parakrahun e majtë, ylli i UFC-së ka një tufë trëndafili me një thikë në mes. Po ashtu, ndodhet edhe një orë xhepi që tregon orën ‘3.35pm’, por nuk dihet nëse simbolizon diçka.

Përmbi tatuazhin e trëndafilit janë fjalët “slow is smooth, smooth is fast” (e ngadalta është e butë, e buta është e shpejtë), që është një moto e përdorur shpesh nga njësitë speciale ushtarake.

Në pjesën e pasme të parakrahut të Conor ndodhet tatuazhi i një zotërie që mban një kapelë.

Qafa dhe shpina

(Foto: Getty Images/Guliver)

McGregor ka tatuazhin e një kryqi me krahë në qafën e tij. Megjithatë, ylli nga Dublini nuk është person religjioz.

Ai po ashtu ka një spirale me gjemba në shpinën e tij që lidhen në tatuazhin e kryqit.

Këmba

(Foto: Getty Images/Guliver)

31-vjeçar ka një shkrim arabik në pjesën e pasme të këmbës së majtë që shkon drejt thembrës. Por, ai nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka. Conor ka thënë se e kishte bërë këtë tatuazh i dehur dhe nuk e di se çfarë simbolizon.

“Ka qenë i pari, kur kam qenë i dehur… E kam bërë në Ayia Napa (Qipro) për 20 euro. Mund të ketë çfarëdo kuptimi”, ka shpjeguar McGregor.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori