Ekipi i Gani Sjediut sapo është kthyer nga përgatitjet që kishte jashtë vendit, më saktësisht në Durrës të Shqipërisë, me motiv shtesë për ta ndjekur titullin e parë në histori të klubit, transmeton Telegrafi.

Gjelbër e zinjve do t’i mungojë stadiumi i tyre, pasi ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në Skenderaj, por kjo nuk i pengon ta kërkojnë titullin.


Sulmuesi i rrezikshëm i ‘Niklit’, Egzon Gashi që u transferua këtë afat kalimtar ka folur rreth skuadrës së re dhe synimeve që ka me ta.

“Synim nuk është titulli me çdo kusht, pasi të gjitha ndeshjet do t’i zhvillojmë jashtë shtëpisë tonë, por pasi jemi në pozitën e parë do të luftojmë për ta mbrojtur atë”, tha Gashi, i cili foli fjalë të mira për trajnerin mitrovicas, Gani Sejdiun.

“Përgatitjet në Shqipëri kanë shkuar shumë mirë dhe të gjitha sipas planit. Jam i lumtur që kam mundësin të punoj me një trajner siç është Gani Sejdiu, i cili besoj fuqishëm që do të më përmirësoj dhe do të më ngritë edhe më shumë si lojtarë”, deklaroi Gashi për Telegrafin.

Përpos Gashit, skuadra e Feronikelit gjatë afatit kalimtar të janarit u forcua edhe me Xhevdet Shabanin dhe Mendurim Hotin. /Telegrafi/

1613870 345376355654111 7747765816397200785 n

telegrafi sport app