Sot (e hënë) besimtarët e fesë islame po festojnë Fitër Bajramin.

Në mesin e urimeve për familjarë dhe miq, nuk kanë munguar as ato të VIP-ve shqiptarë për fansat e tyre.


Një urim përmes llogaris së saj në Instagram ka bërë dhe reperja e njohur nga Prizreni, Tayna.

Screenshot 2022 05 02 173237 Foto: Tayna/Instagram

"Urime festa të gjithëve", ka shkruar Tayna sipër një imazhi teksa shihet duke shijuar një drekë pranë lumit Komo në Itali.

Kujtojmë që Tayna ndodhet në Itali për koncertin e radhës që do të mbaj atje për bashkatdhetarët.

Ndërkohë, rep-artistja krahas angazhimeve me mbrëmje muzikore shumë shpejt pritet të lansoi këngën e radhës që do të jetë një bashkëpunim. /Telegrafi/