Talenti Flakron Hasani testohet në Gjermani

Hasani është 16-vjeçar derisa aktivizohet me ekipin e juniorëve të Flamurtarit. Luan në pozitën e mbrojtësit qendror.
“Trajneri që punon në Gjermani, Kushtrim Bajrami, më ka mundësuar provat në disa ekipe në Gjermani dhe të martën do të udhëtoj për të nisur provat”, ka thënë Flakroni për Gazetën ‘Olle’.
Ai në vitin e kaluar arriti të shpallet kampion regjional me Flamurtarin, derisa aktivizohej me ekipin e kadetëve (U-17).
I riu prishtinas shpalosi edhe synimet që ka në karrierën e tij. “Deri më tash jam shumë i kënaqur me karrierën time. Dua që t’i falënderoj trajnerët, Artan Bytyqi e Afrim Krasniqi, për punën që e kanë bërë me mua. Pretendoj që të bëj karrierë në Evropë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































