LAJMI I FUNDIT:

A do ta braktisë Zaimina muzikën? (Foto)

A do ta braktisë Zaimina muzikën? (Foto)

Zaimina Vasjari bëri mjaft bujë me debutimin e saj në skenën muzikore. Në vitet e kaluara ajo ishte shumë atraktive me këngë dhe klipe. “Problem”, “Bardh e zi”, “Po ta dija” janë vetëm disa nga këngët e saj më të suksesshme ndër vite.

Por, viteve të fundit është vërejtur diçka e re te këngëtarja. Ka disa vite rresht që ajo publikon vetëm një këngë brenda vitit dhe për çudi është goxha e distancuar nga rrjetet sociale.


Së fundmi, këngëtarja ka hapur biznesin e saj më të ri në Tiranë, i cili është një butik me fustane elegante nga markat më të ndryshme.

zai2

Në fotot që ajo poston në Instagramin e saj të ri, Zaimina shfaqet mjaft seksi dhe elegante teksa promovon veshjet e butikut të saj.

Mungesa e saj për një kohë mjaft të gjatë në muzikë, si dhe angazhimi me biznesin e ri ka bërë që publiku të aludojë për një shkëputje të saj nga skena muzikore.

Zaimina muzikën gjithmonë e ka pasur vetëm pasion, pasi ajo është e diplomuar për Arkitekturë dhe mendon që në të ardhmen të vazhdojë në këtë drejtim.

Ku i dihet, mbase tash e tutje, Zaiminën nuk do ta shohim me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

zai1

zai3 zai4 zai5 zai6