LAJMI I FUNDIT:

Szczesny edhe për një vit te Roma

Szczesny edhe për një vit te Roma

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për portierin Wojciech Szczesnyn, që polaku të kalojë edhe një sezon si i huazuar në Itali.

Szczesny kaloi sezonin e shkuar si i huazuar te Roma dhe Topçinjtë dëshironin largimin e tij të përhershëm, ndërsa tani raportohet se është arritur marrëveshja për edhe një sezon në formë huazimi.


Njëzet të dashurat më të mira të lojtarëve dhe profilet e tyre në Instagram, në mesin e tyre dhe një shqiptare (Foto)
Lexo po ashtu Njëzet të dashurat më të mira të lojtarëve dhe profilet e tyre në Instagram, në mesin e tyre dhe një shqiptare (Foto)

Tuttomercato raporton se Szczesny do të qëndrojë te Roma edhe sivjet, ndërsa në fund të sezonit klubi kryeqytetas duhet të paguajë 16 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

26-vjeçari u paraqit në 34 ndeshje për klubin nga kryeqyteti në sezonin e kaluar.