LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Maqedonisë, nesër katër ndeshje, e diela sjell dy derbi

Superliga e Maqedonisë, nesër katër ndeshje, e diela sjell dy derbi

Superliga e Maqedonisë së Veriut në futboll këtë fundjavë sjell ndeshjet në kuadër të xhiros së 13-të në program.

Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshje, përderisa të dielën janë vetëm dy, por të dyja derbi.


Dita nesërme në program sjell takimin Voska Sport – Brera Strumicë si dhe skaudra tjetër Gostivari do të luajë në udhëtim në Kavadar te Tikveshi. Në dy ndeshjet tjera të së shtunës takohen edhe Bregallnica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Rabotniçki – Sileksi.

Ndërkohë e diela është rezervuar për derbi. Në qytetin e Strugës, kampionët në fuqi do të presin Shkëndijën e Tetovës, në një “luftë” direkte për vendin e parë, pasi diferenca ndërmjet dy skuadrave që ndodhen në vendin e parë të dhe të dytin është vetëm një pikë.

Në këtë sfidë, Struga Trim Lum do të ketë një mungesë të rëndësishme, pasi kapiteni Bunjamin Shabani nuk do të mund të luaj për shkak pesë kartonave të verdhë.

Derbi do të ketë edhe në Çair, aty ku Shkupi do të takohet me rivalin e vjetër të kryeqytetit, Vardarin. Edhe pse ecuritë e dy skuadrave në këtë sezon janë të ndryshme, me Shkupin që mban kreun dhe Vardari që është në pozitën e fundit, megjithatë përballja ndërmjet këtyre dy ekipeve me shumë histori ngjall entuziazëm.

Të gjitha takimet e xhiros së 13-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në termin të njëjtë, duke nisur nga ora 13:00./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori