LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill” fillon me shitjen e biletave grupore, me çmime të reja dhe atraktive

“Sunny Hill” fillon me shitjen e biletave grupore, me çmime të reja dhe atraktive
WANTAGH, NY - JUNE 16: Dua Lipa performs at 103.5 KTU's KTUphoria on June 16, 2018 in Wantagh City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images for 103.5 KTU)

Festivali më i madh i muzikës këtë vit, Sunny Hill vjen me llojin e ri të biletave, me çmim edhe më atraktiv sesa biletat individuale. Të gjitha llojet e biletave mundësojnë hyrje për tre netë të festivalit

Ngjarja më e madhe e muzikës këtë vit, Sunny Hill Festival, i cili do të sjell disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore aktualisht, sot ka njoftuar se ka filluar edhe me shitjen e biletave grupore.

Biletat grupore për festival nënkuptojnë blerjen e biletavepër 3+ persona. Më saktë, për grupe prej 3 deri në 5 persona, bileta për një person kushton 45 euro për tre netë rresht (mesatarisht 15 euro për natë), ndërsa për grupe prej 6 personave e më shumë, bileta për një person kushton vetëm 40 euro (mesatarisht 13 euro për natë), e cila poashtu përfshin hyrjen për të gjitha netët e festivalit.

“Duke parë interesimin e madh të audiencës së huaj për Sunny Hill, ne kemi dashur që të krijojmë mundësi të reja për pjesëmarrje grupore në festival edhe për të rinjtë tanë, të cilët do të kursejnë në çmim sa herë që ata bëhen bashkë për të blerë cilindo nga opsionet e biletave grupore të festivalit. Së shpejti do të dalim edhe me biletat familjare, për t’ia mundësuar prindërve që festivalin ta përjetojnë së bashku me fëmijët e tyre” thuhet në njoftimin zyrtar të Sunny Hill.

“Bazuar në emrat e artistëve që do të performojnë në Sunny Hill, ne jemi festivali me çmimet më të ulëta në Evropën Juglindore, dhe gjithë kjo, për t’ia përshtatur platformën tonë mundësive të tregut lokal, përkundër kërkesës që po vjen nga të rinjtë e shumtë nga vendet e ndryshme evropiane, të cilët do të jenë pjesë e Sunny Hill këtë vit”.

Të gjitha lajmet rreth Sunny Hill Festival
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sunny Hill Festival

Përveç Dua Lipës, në Sunny Hill Festival do të performojnë edhe ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax, si dhe artistët më të mirë shqiptar, sikurse Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, Oda, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi.

Sunny Hill Festival, do të mbahet nga datat 10-11-12 Gusht, në parkun kombëtar të Gërmisë. Për t’i parë llojet e reja të biletave apo për më shumë informata, vizitoni: www.sunnyhillfestival.com

Në trend Magazina

Më shumë
Informacione jo të mira vijnë nga gjendja shëndetësore e Kate Middleton: Ajo mund të mos kthehet kurrë në detyrë

Informacione jo të mira vijnë nga gjendja shëndetësore e Kate Middleton: Ajo mund të mos kthehet kurrë në detyrë

Magazina
Lotina Haziri konfirmon lidhjen me reperin Mozzik?

Lotina Haziri konfirmon lidhjen me reperin Mozzik?

Magazina

"Gjyshja 61-vjeçare që dëshiron të duket si vajzë e re" - Demi Moore kritikohet për dekoltenë e hapur deri në kërthizë

Magazina
Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Magazina
Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Magazina
Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo - shkon me paterica në dasmë shkaku i lëndimit të këmbës

Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo - shkon me paterica në dasmë shkaku i lëndimit të këmbës

Magazina
Kalo në kategori