“Summer Love” hiti i javës, largohet Elvana

Blero nuk kishte konkurrencë këtë javë, pasi la shumë larg rivalët e tij Presionin dhe NRG Band, të cilët morën më pak vota. Luftë e ashpër u zhvillua edhe për pozitat tjera mes reperëve të ‘labelit’ Baba Records, Kaos dhe atij të ‘labelit’ rival OTR, Noizyt, me këtë të fundit që ka arritur t’i mposhtë përsëri reperët kosovarë.
Dhe, befasia më e madhe këtë javë në Top Listën Telegrafi është largimi nga konkurrimi për javët në vijim i Elvana Gjatës dhe këngës fituese të këtij edicioni të festivalit Top Fest, ndërsa këngën “Me Ty” do ta shoqërojë Ingrid Gjoni dhe Stine me “Relax”-in e tyre që doli në vendin e fundit.
Nr. | Këngëtari/kënga | Vota |
1 | Blero - Summer Love | 1229 |
2 | Presioni - Zgedhe Njo | 651 |
3 | NRG Band - Rina Rina | 539 |
4 | Mc Kresha feat. Lyrical Son - Pa Mu | 402 |
5 | Albatriti, Flori dhe Noga - Tequila Vava | 334 |
6 | Noizy feat. Eni Koçi - So Hot | 294 |
7 | Kaos - Le t'kallen | 238 |
8 | Jericho - Kënga Jonë | 213 |
9 | Elvana Gjata - Me Ty | 160 |
10 | Ingrid Gjoni feat. Stine - Relax | 118 |
Kështu, këtë javë nga konkurrimi largohen dy këngët me më së paku vota, ashtu si hiti i javës “Summer Love”. Javën e ardhshme nuk do të shohim votim të zakonshëm për hitin e javës, pasi do të votohet Hiti i Muajit Qershor, ku në konkurrim do të jenë hitet e javës gjatë këtij muaji. /Telegrafi/






























































