LAJMI I FUNDIT:

Stefano Pioli drejt largimit nga Milani, dy emrat të rinj në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar

Stefano Pioli drejt largimit nga Milani, dy emrat të rinj në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar

Milani po shikon opsionet për të zëvendësuar Stefano Piolin, ku në krye të listës janë Ignazio Abate dhe Paulo Fonseca.

Pas humbjes në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma mbrëmë, pak besojnë se Stefano Pioli do të qëndrojë në stolin e kuqezinjve sezonin e ardhshëm.


Gara është në vazhdim për të gjetur zëvendësuesin e tij, me emra të njohur si Antonio Conte dhe Thiago Motta që janë të përfshirë si zëvendësues.

Calciomercato.com shkruan se Milani po shikon portugezin Fonseca, i cili tashmë ka përvojë në Serie A te Roma nga viti 2019 deri në vitin 2021. Ai pushoi për një vit dhe më pas kaloi e Lille.

Një tjetër kandidat për rolin e Milanit është Abate, një ish-lojtar i këtij klubi që aktualisht është trajner i ekipit të të rinjve.

Pioli vetëm një hap larg arritjes së rekordit të madh që mbahet nga ish-legjenda e Milanit
Lexo po ashtu Pioli vetëm një hap larg arritjes së rekordit të madh që mbahet nga ish-legjenda e Milanit

Ai e ka çuar Milanin në finalen e tyre të parë të Ligës e Kampionëve për të rinj të UEFA-s, e ku do të luajë kundër Olympiacosit të hënën.

Çuditërisht, kuqezinjtë fituan të tre raundet e eliminimit në penallti kundër Bragas, Real Madridit dhe FC Portos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori