Njëri nga futbollistët më me emër në futbollin kosovar, Faruk Stratovci, mund të mbetet në shtëpi. Lojtari ka disa oferta, por thekson se pa i marrë paratë, nuk do ta lëkundë këmbën.

“Jo, nuk do të lëvizi pa i marrë paratë. Jam djegur njëherë me Llamkos Kosovën. I kam disa oferta që më duhet t’i shqyrtoj, por pa para nuk lëvizi më”, theksoi Statovci për gazetën SportPlus.


Ai pohon se aktualisht po punon në shkollën e futbollit të formuar nga ai. “Po punoj me fëmijë. Këtu së paku po i bëj reklamë vetes. Më mirë është të reklamosh diçka tënden, sesa të reklamosh mallin e huaj. Këtu po ndihem mirë dhe po punoj me tërë dijen time me fëmijët”, shtoi mesfushori, i cili nuk ka marrë pagë prej Llamkos Kosovës që dhjetë muaj, ndonëse arriti ta fitojë titullin e kampionit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app