Një gjë të tillë e konfirmoi për ‘Sport Plus’, futbollisti llapjan, i cili theksoi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Jam në bisedime me disa skuadra, emrat e të cilave nuk mund t’i përmend. Ofertat jam duke i shqyrtuar me kujdes, sepse ka skuadra që kanë kërkuar nga unë që të jem pjesë e tyre dhe të marr ndonjë grupmoshë për ta stërvitur të atij klubi”.


“Të shohim se çka do të ndodhë në ditët në vijim”, deklaroi për gazetën, Faruk Statovci, i cili në kampionatin e kaluar e fitoi titullin e kampionit me skuadrën nga Vushtrria. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app