Starton Liga Total, befasohen yjet

Këtë edicion pjesë e ligës janë bërë lojtarë të mëdhenj si Isuf Llumnica, Mentor Zhdrella, Muhamet Dragusha, Kemajl Gashi e shumë e shumë lojtarë të tjerë cilësorë.
Në Superligë sfida hapëse ishte derbi mes Akllapit dhe Standard Benz, që përfundoi më fitoren e nënkampionëve. Standard Benz fitoi 2-1 më golat e Kushtrim Selimit dhe Xhavit Konjufcës. Fitore shënuan dhe Nipat e Dajës që mposhten kampionët aktual FC Gllogovcin, me rezultate 6-3. Blendi Center mundi 2-1 Gumnasellen ashtu siç bëri dhe Nivela që mposhti 2-0 skuadrën e EuroPlast.
Befasia më e madhe e javës ishte fitorja e Termax ndaj yjeve të Bajramit. Skuadra e kuqe fitoi 2-1 ndaj ekipit pretendentit për titullin e kampionit. Radha për të luajtur i takoi Mobi Shop Gaxhes që fitoi 2-1 ndaj Valentino Caffes në një sfide vërtetë interesante dhe më ritëm të lartë. Fitore shënuan edhe Venezia e Besa që mposhten Gadimen me rezultat 8-0, përkatësisht Xhaminë e Magurës me rezultat 5-4. Derbi lokal i takoi KF Avni Ites që mundi Sllovinë më rezultate 3-0.
Në vazhdim e gjeni tabelën dhe listën e golashënuesve në Superligë.
Në Ligen e Parë favoritët nuk dështuan. Ardeno Meshkurti më një manita mposhti Dardanët, ndërsa Relux fitoi 7-1 ndaj Venezias. Flaka gjithashtu korri fitoren e parë këtë sezon ndaj Olimpic Fitness. Restaurant Shpella mori fitore ndaj Spartes më rezultat të thellë 6-1 duke ja nisur mbarë këtij sezoni në Ligen e Parë.
Një ndeshje shumë e fortë ishte edhe ajo mes Qulleve dhe Rubofcit që përfundoi më rezultat 2-1 për ekipin nga Gadimja. Edhe Dreni debutoi më fitore. Ekipi i Besart Magashit triumfoi 4-2 ndaj Profesional Electros. Fitoren e parë e arritën edhe FC Muhagjert që mundën 3-0 Dostat, të cilët nuk ishin të disponuar për lojë. Këtë javë pati dy barazime në Ligen e parë. Minatori përballë Besës së Sllovisë ndau pikët, ndërsa me 2-2 përfundoi edhe sfida mes Smallushes dhe Amicos.
Në vazhdim e gjeni tabelën dhe listën e golashënuesve në Ligën e Parë. /Telegrafi/























































