LAJMI I FUNDIT:

Stafeta familjare e Ermal Fejzullahut, nga Sabriu e deri te djali i tij (Foto)

Stafeta familjare e Ermal Fejzullahut, nga Sabriu e deri te djali i tij (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu është një ndër më të pëlqyerit të estradës, dhe njëkohësisht shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai është bërë i njohur edhe falë babait të tij, këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili me vite ka përcjellë me kujdes karrierën e të birit.


Tashmë Ermali është shumë i njohur, ka krijuar familjen e tij, dhe gëzon një karrierë mjaft të suksesshme.

Ermal Fejzullahu shfaqet i lumtur krah bashkëshortes, ja çfarë shkruan ajo për të (Foto)
Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu shfaqet i lumtur krah bashkëshortes, ja çfarë shkruan ajo për të (Foto)

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku ka shfaqur një stafetë fotografish, në të cilat shfaqen portretet e Sabriut, Ermalit, dhe djalit të tij.

Fansat e kanë cilësuar si një ide mjaft interesante për të paraqitur një portret familjar të meshkujve të familjes Fejzullahu. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BOP4G9gA-7W/