Parcela e parë prej pesë hektarësh tokë që është vizituar ka qenë në Gazimestan, kurse ajo prej 25 hektarësh në Bërnicë.

Gazeta ka siguruar një kopje të vendimit të marrë nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ku thuhet se ky Komision i përbërë nga dhjetë persona është i autorizuar të caktojë lokacionin për stadiumin, themelet e të cilit është planifikuar të vihen këtë vit.


“Komisioni është i autorizuar të bëjë përcaktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës dhe të bëjë një raport me shkrim dhe ta dorëzojë në MKRS dhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e MKRS-së.

Komisionin e formuar më 12 shkurt të këtij viti e përbëjnë zyrtarë të MKRS-së dhe të Departamentit të Sportit pranë kësaj ministrie, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Kuvendit Komunal të Prishtinës.  

Përfaqësuesja e Kosovës deri tash ndeshjet i ka zhvilluar në Mitrovicë në një stadium me kapacitet prej 18 mijë ulësesh. /Telegrafi/

telegrafi sport app