LAJMI I FUNDIT:

“Squid Game” po kthehet në realitet, qindra njerëz në Angli do të sfidohen me lojërat famëkeqe të serialit

“Squid Game” po kthehet në realitet, qindra njerëz në Angli do të sfidohen me lojërat famëkeqe të serialit

Ekzaltimi që pasoi ardhjen e “Squid Game” u tejkalua vetëm kur platforma Netflix njoftoi se po bënte një reallity-show të bazuar në serial, i cili do të quhet “Squid Game: The Challenge”.

Dhe është zbuluar se emra të famshëm do të konkurrojnë përkrah anëtarëve të publikut në shfaqjen e re, e cila do t’i shohë pjesëmarrësit të përballen me të njëjtat sfida tronditëse si në dramën hit të Koresë së Jugut.


Dhe një nga fytyrat e para të famshme që do të marrë pjesë është ish-ylli i Big Brother VIP, Perez Hilton, shkruan The Sun.

Një burim i brendshëm televiziv tha: “Fansat ka të ngjarë të futen në një furi totale nga këto zbulime të reja. Ishte mjaft emocionuese të mendosh se do të shihnin njerëz të zakonshëm që po përpiqeshin t’i kryenin detyrat e lojës tronditëse – megjithëse padyshim askush nuk do të lëndohet apo vritet duke i tentuar ato”.

“Por ideja që emra të famshëm do të jenë në mesin e atyre që do të marrin pjesë i shton një dimension krejtësisht të ri konceptit”.

“Tani e gjithë biseda do të jetë rreth asaj se cilët do të jenë yjet e tjerë për shfaqjen gjatë javëve të ardhshme”, shtoi burimi.

Seriali hit paraqiti historinë e qindra njerëzve në vështirësi financiare duke rrezikuar jetën e tyre për të konkurruar në lojëra vdekjeprurëse për një çmim monetar që ndryshon jetën.

Në mënyrë të ngjashme, “Squid Game: The Challenge” do të ketë 456 lojtarë, secili duke luftuar për të fituar çmimin prej 3.8 milionë funtesh në dhjetë episode.

Xhirimet do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ftesa për të marrë pjesë iu ofruan njerëzve nga çdo pjesë e botës, me kusht që të flisnin anglisht.

Ata do të marrin pjesë në sfida të ngjashme me ato të shfaqura në serial, të ideuara nga regjisori Hwang Dong-hyuk.

Planet për versionin e reallity-showt u njoftuan pesë muaj më parë pas reagimit të madh ndaj serialit të Netflixit i cili u transmetua vitin e kaluar dhe u bë një hit global.

Tani është njoftuar se do të ketë një sezon të dytë të “Squid Game”, e cila ka të ngjarë të transmetohet vitin e ardhshëm, afërsisht në të njëjtën kohë me reallity-shown. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori