LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi pse Conte i shpëtoi suspendimit, ndërsa Tuchel u pezullua

Sqarimi pse Conte i shpëtoi suspendimit, ndërsa Tuchel u pezullua
(Foto: Twitter/Screenshot/Premier League)

Komisioni i pavarur rregullator ka treguar arsyen pse Thomas Tuchel u dënua me një ndeshje, kurse Antonio Conte jo, pas përleshjes së tyre gjatë barazimit ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspurt.

Dy skuadrat londineze luajtën baras (2-2) në Stamford Bridge, ndërsa dy trajnerët patën tensione në dy situata që eskaloi në momentin e përshëndetjes pas përfundimit të takimit.


Trajneri i Spursave u gjobit me 15.000 funte (17.740 euro), por i shpëtoi suspendimit, derisa strategu i Bluve u gjobit me 35.000 funte (41.400 euro) dhe u pezullua për një ndeshje.

Në raportin e komisionit thuhet se ishte “Tuchel ai që nxiti konfrontimin mes tij dhe Contes duke zgjedhur të kapë dorën e këtij të fundit dhe ta tërheqë prapa pasi ai kishte kaluar pranë tij”.

Mbi Conte dhe Tuchel rëndon akuza për sjellje të pahijshme
Lexo po ashtu Mbi Conte dhe Tuchel rëndon akuza për sjellje të pahijshme

Tutje thuhet se nëse trajneri gjerman nuk do ta tërhiqte italianin, nuk do të ndodhte konfrontimi dhe zënka e mëpasme.

Shtrëngimi i duarve është dukuri e zakonshme në fund të ndeshje – thekson raporti – por askush nuk e ka obligim që ta shikojë tjetrin në sy derisa e bën këtë.

Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi
Lexo po ashtu Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi

“Kërkimi nga Tuchel që Conte ta shikonte në sy derisa ia mbajti dorën dhe nuk e lejoi Conte të vazhdonte tutje, ishte veprim shumë provokues. Conte u tërhoq pa dëshirë, në kuptimin e plotë të fjalës, në përballjen me Tuchel. Conte reagoi në mënyrë agresive ndaj këtyre veprimeve, por komisioni nuk e konsideroi atë se e kishte tepruar shumë duke pasur parasysh rrethanat”.

“Derisa disa aspekte të sjelljes së Contes mund të konsideroheshin si të pahijshme, në të vërtetë ai pranoi po aq, komisioni e konsideroi Tuchelin si fajtor në masë të madhe për incidentin dhe njëzëri mendoi se kjo duhet të pasqyrohej qartë dhe përfundimisht në nivelin e sanksionit të vendosur ndaj tyre”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan - gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq
Lexo po ashtu Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan - gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori