LAJMI I FUNDIT:

Spurs i kthehen fitores në shtëpi, Clippers të pandalshëm mposhtin edhe OKC-në (Video)

Spurs i kthehen fitores në shtëpi, Clippers të pandalshëm mposhtin edhe OKC-në (Video)
Pesë ndeshje radhazi nga 30 pikë!

San Antonio Spurs ka shënuar fitoren e parë pas dy humbjeve radhazi në shtëpi ndaj Detroitit me rezultat 96-86, kurse Los Angeles Clippers vazhduan super formën me fitoren e tetë kësaj radhe ndaj Oklahomas në transfertë me rezultat të ngushtë 110-108.

Pau Gasol me 21 pikë dhe nëntë kërcime, pasuar nga Leonard me 17 pikë e katër topa të vjedhur ishin më të mirët në këtë takim, kurse gjithçka për Spurs u zgjidh në çerekun e tretë pasi loja ishte tejet e ngushtë.


Lojë dramatike u zhvillua në Chesapeake Energy Arena, aty ku Oklahoma provoi të ndalë Clippersat të jashtëzakonshëm.

Para 18 mijë shikuesve, drama shkoi aq larg sa në aksionin e fundit për të barazuar, Westbrook vendosi të gjuante për tri pikë, shkruan Telegrafi, prej ku ai dështoi të shënonte dhe për shkak të ambicies së tij të madhe ekipi i tij të pësojë humbje.

Westbrook me 29 pikë e 14 kërcime ishte më i miri, pasuar nga Blake Griffin me 25 pikë dhe Crawford, i cili nga banka shënoi 19 pikë.

Kampionët e Cavs mposhtën Washingtonin në udhëtim, teksa Bostoni bëri proces të shkurtër në shtëpi me Knicks.

Clippers vazhdojnë të jenë liderë në konferencën perëndimore me tetë fitore dhe vetëm një humbje, pasuar nga Golden State me shtatë fitore dhe dy humbje, kurse vendin e tretë dhe të katërt e ndajnë Spurs dhe OKC me gjashtë fitore të realizuara në nëntë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/