LAJMI I FUNDIT:

Spektakël para 85 mijë tifozëve, River Plate mposht Boca Juniors në Superclasicon e Argjentinës

Spektakël para 85 mijë tifozëve, River Plate mposht Boca Juniors në Superclasicon e Argjentinës

Pas El Clasicos në Evropë mes Barcelonës dhe Real Madridit, radha ka qenë për një spektakël tjetër në Superclasicon e Argjentinës, ku River Plate ka qenë nikoqir i Boca Juniors.

Ka qenë një rekord i tifozëve në Estadio Monumental, ku 85,018 spektaktorë ishin të pranishëm dhe kanë mbetur të kënaqur, pasi River Plate ka triumfuar 2-1 ndaj Boca Juniors.

River Plate kaloi në epërsi në mes të pjesës së parë me një goditje dënimi mahnitëse nga 17-vjeçari Franco Mastantuono , i cili shënoi nga 30 metra në këndin e sipërm.


Mesfushori i ri tashmë është i lidhur me klubet më të mira evropiane pas paraqitjeve spektakolare me fanellën e Riverit.

Boca barazoi falë një gabimi të Pezzella, me kampionin e botës Pezzella që humbi topin dhe lejoi Merentiel të dilte një me një me portierin.

Sebastian Driussi i River Plate i dha fitoren ekipit të tij, duke shënuar pas dy përpjekjeve për të mposhtur portierin Marchesin.

Nuk u shënua asnjë në pjesën e dytë, kështu që River Plate fitoi Superclasico.

Los Millonarios u ngjit në vendin e tretë në Grupin B, ndërsa Boca Juniors mbetet në krye të Grupit A pavarësisht humbjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso do të luaj me një sistem tjetër te Reali, ylli i madh pritet të largohet nga klubi

Xabi Alonso do të luaj me një sistem tjetër te Reali, ylli i madh pritet të largohet nga klubi

La Liga
35 vjet nga ‘shkelmi’ që filloi shpërbërjen e Jugosllavisë

35 vjet nga ‘shkelmi’ që filloi shpërbërjen e Jugosllavisë

Ndërkombëtare
Real Madridi zhvillon takim me agjentët e 17-vjeçarit të talentuar argjentinas, planifikohet edhe oferta e lartë

Real Madridi zhvillon takim me agjentët e 17-vjeçarit të talentuar argjentinas, planifikohet edhe oferta e lartë

La Liga
Liverpooli në afër arritjes së një marrëveshjeje verbale me yllin e Bayer Leverkusenit

Liverpooli në afër arritjes së një marrëveshjeje verbale me yllin e Bayer Leverkusenit

Premier League
Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

La Liga
Renditja e La Ligas dhe kalkulimet: Barcelona mund ta fitojë titullin, lufta për Evropë dhe katër ekipe që luajnë për mbijetesë

Renditja e La Ligas dhe kalkulimet: Barcelona mund ta fitojë titullin, lufta për Evropë dhe katër ekipe që luajnë për mbijetesë

La Liga
Kalo në kategori