LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ishte e papritur, humbja erdhi pas shumë gabime të thjeshta

Spalletti: Ishte e papritur, humbja erdhi pas shumë gabime të thjeshta
Kjo ishte humbja e parë e Luciano Spallettit me Interin (Getty Images)

Luciano Spalletti pranon se Interi i tij bëri shumë gabime të thjeshta në humbjen 3-1 ndaj Udinese dhe duhet të mësojnë se kur e ulin intensitetin ka pasoja.

Nerazzurët kanë qenë të pamposhtur deri më tani këtë sezon, por e kanë humbur atë rekord në San Siro, pasi u mposhtën nga Udinese në javën e 17-të.


Kjo humbje e Interit sipas trajnerit të tyre Spalletti, erdhi si pasojë e gabimeve të thjeshta dhe uljes së intensitetit të lojës.

Interi shijon humbjen e parë në kampionat, turpërohet në Meazza nga Udinese (Video)
Lexo po ashtu Interi shijon humbjen e parë në kampionat, turpërohet në Meazza nga Udinese (Video)

“Ishte pak e papritur, fillimi i pjesës së dytë, sidomos sikur të ishim mirë në gjysmën e parë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

Dëshpërimi i Spalletti dhe lojtarëve pas humbjes (Getty Images)

“Kishim distancën e duhur, formën dhe qëndrimin e duhur. Ne nuk i finalizuam shanset tona si zakonisht, por i krijuam ato”.

“Në gjysmën e dytë, kemi bërë shumë gabime të thjeshta dhe Udinese arriti të krijojë këtë epërsi të dy golave”.

Inter 1-3 Udinese, nota e Behramit dhe lojtarëve tjerë(Foto)
Lexo po ashtu Inter 1-3 Udinese, nota e Behramit dhe lojtarëve tjerë(Foto)

“Unë u përpoqa të fus Roberto Gagliardinin për të zvogëluar hendekun në forcën fizike, por nuk ndryshoi asgjë”.

“Kjo duhet që të na mësojë se kur e ulni intensitetin në një ligë me kufij kaq të ngushtë, do të lëshoni pikë. Edhe situatat më të vogla mund të bëjnë dallimin”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori