LAJMI I FUNDIT:

Interi shijon humbjen e parë në kampionat, turpërohet në Meazza nga Udinese (Video)

Interi shijon humbjen e parë në kampionat, turpërohet në Meazza nga Udinese (Video)

Interi ka humbur në shtëpi nga Udinese me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A, duke e shijuar kështu humbjen e parë për këtë sezon.

Skuadra e Luciano Spallettit më në fund është ndalur në këtë kampionat dhe ka shijuar humbjen e parë këtë sezon, duke u turpëruar nga Udinese në Giuseppe Meazza.


Kjo ishte humbja e parë e Luciano Spallettit me Interin (Getty Images)

Se Nerazurrët nuk ishin në formë të mirë e tregoi edhe goli i pranuan shpejt nga mysafirët, ku në minutën e 14-të ishte sulmuesi Kevin Lasagna, i cili shënoi nga afërsia për 0-1.

Megjithatë, epërsia e tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi kapiteni Mauro Icardi shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Antonio Candrevas dhe barazoi shifrat në 1-1.

Icardi duke festuar pas golit të barazimit (Getty Images)

Pas këtij goli, Interi u hodh në sulm për të gjetur golin e epërsisë, por edhe përkundër rasteve të shumta, skuadrat shkuan në pushim me shifrat e njëjta.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët nuk arritën të këndellën assesi dhe pranuan edhe dy gola nga mysafirët e Udineses.

Fillimisht ishte Rodrigo De Paul, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 61-të për 2-1, ndërsa Antonin Barak shënoi në minutën e 77-të nga afërsia për 3-1 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

De Paul shënoi nga penalltia për 2-1 (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Interi vazhdon në pozitën e parë me 40 pikë, por me rivalët e Napolit dhe Juventusit që mund ta lënë mbrapa nëse fitojnë takimet e mbetura. Udinese me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të me 21 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, zikatrit udhëtojnë te Sassuolo, ndërsa Udinese e pret në shtëpi skuadrën e Hellas Veronas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori