Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 5-0 ndaj Chievos dhe marrjen e primatit në Serie A.
Zikaltrit nuk kanë qenë të vetëm në krye të kampionatit elitar italian që nga 6 janari i 2016 dhe për këtë më mërituri është tekniku italian që erdhi në krye të skuadrës gjatë verës.
“Kur ndeshja shkon në atë drejtim, skuadra ndan detyrat dhe në fund bëjnë gjithçka së bashku, është diçka e madhe për një trajner”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.
“Me ndarjen e detyrave, është më e lehtë të krijosh raste pozitive dhe rezultat. Jemi në rrugë të drejt, filluam mirë sot dhe nuk ka shumë për t’u thënë. Mund të them vetëm ju lumtë dhe do tentojmë të gjemë mangësitë e vogla për t’u përmirësuar në vazhdim”.
“Janë pikë të rëndësishme. Nuk i kemi dhënë aspak hapësirë Chievos, ishim të balancuar në gjithë fushën të vëmendshëm për mos të rënë në grackat e vogla të tyre”.
“Juventusi? Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, duhet t’i kthehemi menjëherë punë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251