LAJMI I FUNDIT:

Spalletti e cilëson favorit Milanin përballë Napolit në Ligën e Kampionëve

Spalletti e cilëson favorit Milanin përballë Napolit në Ligën e Kampionëve

Milani dhe Napoli do të takohen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Napoli është skuadra më në formë në Serie A, por trajneri i kryesuesve të kampionatit Luciano Spalletti nuk mendon se e njëjta gjë vlen edhe në Ligën e Kampionëve.


Trajneri italian ka thënë se nuk janë favorit përballë Milanit, pasi Rossonerët kanë një histori të gjatë në Ligën e Kampionëve dhe ata janë favoritë ndaj Napolit.

Spalletti ka thënë se nuk donte që të përballej me një skuadër italiane në këtë fazë të Ligë se Kampionëve.

“Do të doja të mos përballeshim me një skuadër italiane. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe me një histori fituese”.

“Vetëm ata që janë të paaftë e cilësojnë shortin të favorshëm. Vetëm Reali i Madridit ka fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve më shumë se Milani”.

Guardiola tha se Napoli është skuadra më e mirë në Evropë, por përgjigja që mori nga Spalletti ishte e ashpër
Lexo po ashtu Guardiola tha se Napoli është skuadra më e mirë në Evropë, por përgjigja që mori nga Spalletti ishte e ashpër

“Drejtori i tyre i përgjithshëm, Paolo Maldini, ka fituar i vetëm pesë Liga të Kampionëe. Historia e Milanit flet vetë”.

“Përvoja në arenën ndërkombëtare është thelbësore. Milani është favorit në këtë aspekt. Mos të harrojmë që ata eliminuan një skuadër të fortë si Tottenhami”, deklaroi trajneri i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori