LAJMI I FUNDIT:

Sonte fillon festivali më i madh i muzikës elektronike “The Summit Fest”

Sonte fillon festivali më i madh i muzikës elektronike “The Summit Fest”

The Summit Fest fillon sonte me edicionin e katërt në parkun e Gërmisë në Prishtinë, më saktësisht në hapësirën e njohur si ‘Te koshat’.

Për dy netë me 3 dhe 4 Gusht, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.


Leart Zeqa, organizator i këtij festivali nga kompania MODUS, tha se “The summit Fest”ka filluar të punohet shumë muaj më parë, në mënyrë që gjithçka te jetë ashtu siç kemi planifikuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një lineup shumë të gjerë dhe shumë të mirë me të cilin jemi marrë qe një kohë të gjatë që t’i kemi në data e festivalit”.

Do të ketë DJ shumë të njohur te muzikës Techno siç është Thomas P. Heckmann (headliner), i njohur si DRAX që është legjenda i technos viteve 90, pastaj Mattia Tranni (Analog Live) nga Italia, Joron Luka nga Holanda, Keikari (Modular Live) nga Franca, dhe Eliss (Hybrid Live) nga Kosova.

Kurse më 4 Gusht (të shtunën) do të performojnë – None of the above (Hybrid Live) (headliner) nga Gjermania, Deformation Boolennee d_b (Live)  nga Franca, Hodone; Ostflux (Live Act) nga Franca e Kosova si dhe Sting Stang dhe Stratos nga Kosova.

E veçantë se në këtë edicion është fakti se për efektet vizuele do të kujdesen artistët gjerman, Sebastian Kokow dhe Kevin Paschold.

The SUMMIT Fest, mbështet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, Ambasada Holandeze në Kosovë dhe ICK.

Gjithashtu sivjet festivali është fuqizuar nga Henineken, Lasko dhe Sola. Ky festival mbahet me mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe për mbarëvajtjen e tij përveç sigurimit privat do te kujdeset edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina
Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Kalo në kategori