Modelja Sofia Richie Grainge festoi Ditën e Nënës me dy fëmijët e saj.

Në story-t e saj në Instagram, ndau mendimet e saj mbi prindërimin.


Krahas fotove të fëmijëve të, ajo shpjegoi se kishte reflektuar mbi mënyrën se si amësia e kishte ndikuar atë.

Foto: Instagram

"Dhurata më e madhe e jetës sime është të jem nëna e tyre", tha ajo.Richie Grainge dhe bashkëshorti i saj shpallën lajmin e lumtur në mars të këtij viti se kishin një fëmijë të dytë.

Richie është vajza e Lionel Richie dhe Diana Alexander, ndërsa bashkëshorti i saj është djali i CEO-s së Universal Music Group, Lucian Grainge dhe Samantha Berg.

Sofia ka folur shpesh për ndryshimet që amësia i ka sjellë në jetën personale dhe profesionale, duke theksuar se familja tashmë është prioriteti i saj kryesor.

Modelja vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe në botën e modës, ku konsiderohet një nga figurat më të ndjekura të gjeneratës së re.

Postimet e saj për familjen dhe jetën private marrin vazhdimisht reagime pozitive nga fansat. /Telegrafi/