LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Kam mundur të bëhem si Messi dhe Ronaldo, por vendosa ta shijoja jetën

Sneijder: Kam mundur të bëhem si Messi dhe Ronaldo, por vendosa ta shijoja jetën
Wesley Sneijder (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ylli holandez i futbollit, Wesley Sneijder, ka thënë se ka mundur të arrinte nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por nuk ishte i përkushtuar si dy superyjet e mëdha.

Reklama

35-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin e kaluar pasi kishte fituar trofe të mëdha gjatë karrierës, si edhe kishte regjistruar 134 paraqitje me kombëtaren e Holandës.

Karriera e tij u zbeh pas vitit 2010 kur e fitoi tripletën me Interin dhe arriti në finale të Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut. Niveli i tij i lojës u dobësua, prandaj u desh të transferohej në klube, si Galatasaray, Nice e Al-Gharafa.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Kam mundur të bëhesha si Messi ose Ronaldo. Thjesht nuk doja të bëhesha i tillë. E kam shijuar jetën, ndoshta pija një gotë (verë) në darkë. Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica”.

“Për mua është në rregull, megjithatë karriera ime ishte mahnitëse”, ka deklaruar Sneijder në një prononcim për DiMarzio.

Në vitin 2010, ai ishte konkurrent edhe për Topin e Artë, mirëpo mbeti prapa yjeve të Barcelonës, Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi. /Telegrafi/

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Messi konfirmon largimin nga PSG

Messi konfirmon largimin nga PSG

Ligue 1
Ai mori afërsisht 600 mijë euro për katër ndeshje dhe e rrëzoi ekipin e tij në një kategori më poshtë – “Big Sam” theu edhe rekordin e vitit 2016

Ai mori afërsisht 600 mijë euro për katër ndeshje dhe e rrëzoi ekipin e tij në një kategori më poshtë – “Big Sam” theu edhe rekordin e vitit 2016

Premier League
Tifozët e Man Utd tronditën kur e kuptojnë koston e transferimit të Garnachos nga Atletico Madridi

Tifozët e Man Utd tronditën kur e kuptojnë koston e transferimit të Garnachos nga Atletico Madridi

Premier League
Bellingham do të kalojë te Real Madridi për një shumë më të ulët se sa është raportuar

Bellingham do të kalojë te Real Madridi për një shumë më të ulët se sa është raportuar

Premier League
Notat e lojtarëve: Manchester City 2-1 Manchester United

Notat e lojtarëve: Manchester City 2-1 Manchester United

Premier League
Ilkay Gundogan thyen rekordin e golit më të shpejtë në histori të finales së FA Cup

Ilkay Gundogan thyen rekordin e golit më të shpejtë në histori të finales së FA Cup

Premier League
Kalo në kategori