LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat pjesëmarrëse si dhe datat e turneve kualifikues për turneun Major të CS:GO në Paris

Skuadrat pjesëmarrëse si dhe datat e turneve kualifikues për turneun Major të CS:GO në Paris
(Foto: HLTV)

Së shpejti pritet të fillojnë turnetë kualifikues për Majorin e CS:GO në Paris, ku do të garojë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Gjithsej 16 skuadra janë të ftuara direkt në turnetë RMR të Majorit në Paris ku bënë pjesë edhe Bad News Eagles, BLAST.tv Paris Major 2023 do tw mbahet nw Paris duke filluar nga data 8 maj.

Pra 17 skuadra do të kualifikohen nga RMR-të evropiane për Paris Major, shtatë më të mirat e të cilave do të fillojnë garën nga faza e Legends, Evropa është i vetmi rajon ku RMR-të do të ndahen në dy turne, secili me 16 ekipe.

Në RMR (Regional Major Rankings) të Amerikës me 16 ekipe, pesë skuadra do të kualifikohen për Paris Major, njëra prej të cilave do të nisë garën nga faza Legends.

Turneu ‘Open Qualifier’ për Evropë do të mbahet më 13-14 shkurt, ndërsa “Closed Qualifier” do të mbahen nga 15 deri më 19 shkurt.

Turneu RMR për ekipet evropiane do të mbahet nga data 3-12 prill në Kopenhagë të Danimarkës.

Ndërsa në Amerikën e Veriut dhe të Jugut ‘Open Qualifier’ do të mbahet më 21-22 shkurt, ‘Closed Qualifier’ do të mbahet më 23-26 shkurt dhe RMR nga data 3-12 prill në Monterrey, Meksikë.

Turnetë kualifikues për Azinë, Kinën, dhe Oqeaninë, ‘Open Qualifier’ do të mbahet me datën 15-16 shkurt, ‘Closed Qualifier’ me 17-19 shkurt.

Për skuadrat e Lindjes së Mesme, ‘Open Qualifier’ do të mbahet më 22-23 shkurt, ndërsa ‘Closed Qualifier’ më 24-26 shkurt.

Dhe RMR për të gjitha këto rajone do të mbahet me datën 3-12 prill në Ulaanbaatar, Mongoli.

Këto janë të gjitha skuadrat e ftuara direkt në turnetë kualifikues ‘RMR’:

Outsiders
MOUZ
fnatic
Natus Vincere
Bad News Eagles
Sprout
FaZe
Heroic
Cloud9
Spirit
BIG
ENCE
Vitality
Ninjas in Pyjamas
FURIA
Liquid

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Bruno Fernandesit u takua me 'klubet më të mira evropiane'

Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Bruno Fernandesit u takua me 'klubet më të mira evropiane'

Premier League
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
“Lamine Yamal është më i mirë se Mbappe”, ish-trajneri shpjegon arsyen pse

“Lamine Yamal është më i mirë se Mbappe”, ish-trajneri shpjegon arsyen pse

Ndërkombëtare
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
Kalo në kategori