ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në marketin “Nora” në Klinë, ku persona të maskuar kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.


“Po mund të konfirmoj që një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë. Persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit pasi kanë arritur të thyejnë një mur. Si rezultat dyshohet se kanë arritur të grabisin rreth 20 mijë eruo”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se menjëherë në vendngjarje kanë dal policia, është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëruar që menjëherë të dalin hetimet rajonale.

Prokuroria dhe policia po zhvillojnë hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /Telegrafi/