LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e kualifikuara në Majorin e Dota 2 – The Lima Major

Skuadrat e kualifikuara në Majorin e Dota 2 – The Lima Major

Turneu i Dota 2 – Lima Major është shumë afër fillimit, ku 18 skuadra do të garojnë kundër njëra tjetrës.

Lima Major aktualisht është planifikuar të zhvillohet midis 22 shkurtit dhe 5 marsit, në Lima të Perusë ku do të marrin pjesë gjithsej 18 ekipe nga e gjithë bota.


Lima Major do të shënojë gjithashtu turneun e parë Major Dota 2 të mbajtur në Amerikën e Jugut, një nga rajonet më të mëdha të Dota në botë.

Ekipet e kualifikuara do të konkurrojnë për një grup çmimesh prej 500,000 dollarësh dhe gjithsej 1,900 pikë DPC në Lima Major.

Më poshtë i gjeni skuadrat e kualifikuara në Lima Major deri më tani:

TSM
Shopify Rebellion
Evil Geniuses
Beastcoast
Execration
Team Spirit
HellRaisers
BetBoom Team
Team Liquid
Gaimin Gladiators
Team Aster

/Telegrafi/