LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat angleze po tentojnë transferimin e Jonathan David në janar

Skuadrat angleze po tentojnë transferimin e Jonathan David në janar

Jonathan David mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra franceze Lille.

Sulmuesi kanadez ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin francez dhe i ka refuzuar ofertat për rinovimin e saj pasi dëshiron të bëj hap para në karrierën e tij.


Pas një fillimi të vështirë këtë edicion, David ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe tani është duke shkëlqyer me fanellën e Lille.

Milani synon transferimin e Jonathan David në janar
Lexo po ashtu Milani synon transferimin e Jonathan David në janar

23-vjeçari ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 24 ndeshje zyrtare këtë edicion, derisa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Angli.

Sky Sport ka raportuar se skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa janë shumë të interesuara për transferimin e David në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi kanadez është i gatshëm të largohet menjëherë nga skuadra franceze për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe Lille po pret ofertën më të mirë.

Skuadra franceze synon që të fitoj 45 milionë euro nga shitja e David, shumë që nuk përbën problem për skuadrat angleze. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori