Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, njihet për bashkëpunimet e tij të shumta që sjell në tregun muzikor.

Ai në mënyrë të njëpasnjëshme publikon këngë të ndryshme, e që po marrin miliona klikime në platformën YouTube.

Sidoqoftë, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur duetin e radhës.

(Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për reperin Gent Fatali, me të cilin janë duke përgatitur diçka mjaft speciale për ta servuar.

Samanta dhe Skerdi publikojnë këngën “N.K.N” Samanta dhe Skerdi publikojnë këngën “N.K.N”

Në fotografinë e ndarë, Skerdi ka bërë të ditur se janë kryer edhe xhirimet e klipit, pasi shihej procedura e montimit të pamjeve.

Theksojmë se “NKN” është projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Samanta Karavella. /Telegrafi/