Trajneri i këtij klubi, Shefqet Koci ka thënë së shkolla është hapur për grupmoshat nga 6 deri 16 vjeçare. Ai ka theksuar së të gjitha aktivitetet fizike i kryejnë në fshatin Polac.

Koci është trajner i licencuar edhe nga Federata e Futbollit Shqiptar.


Ai thekson së Postë Telekomi i Kosovës (PTK) e ka mbështetur shkollën e futbollit "Besa Drenica" e me një donacion prej 2 mijë e 800 euro për realizimin e aktiviteteve fizike si dhe për furnizimin e klubit me rekuizita sportive dhe pajisje të nevojshme për klubin.

Në shenje mirënjohje për PTK-në , në ndërresat e klubit mbajnë Logon e operatorit telefonik "Vala". /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app