LAJMI I FUNDIT:

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re me ritme latine

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re me ritme latine

Sinan Vllasaliu ka sjell këngë e re për tregun muzikor shqiptar.

“Nuk është fer”, titullohet kënga e re këngëtarit që vjen me ritme të lehta të muzikës latine.


Ai edhe kësaj radhe nuk ka ndryshuar bashkëpunëtorët me të cilët sjell punon në videoklipet e reja.

Ilir Berani është përkujdesur për tekstin dhe muzikën kurse orkestrimin e ka bërë Virusi.

Videoja e këngës është punuar nga video produksioni prizrenas XL Films.

Ndryshe, ky pritet të mos jetë kënga e fundit e Vllasaliut për këtë vit pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/