LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mposht Yllin, takohet në finale me Bashkimin

Sigal Prishtina mposht Yllin, takohet në finale me Bashkimin

Sigal Prishtina ka siguruar një biletë për në finalen e “play-off” të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të takohen me Bashkimin.

Kryeqytetasit triumfuan edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit, këtë herë me rezultat 78:68.


Çerekun e parë dominuan vendasit dhe e fituan me katër pikë epërsi, 18:14,

Në 30 minutat e tjerë prishtinasit ishin më të mirë dhe vazhdimisht patën epërsi të lehtë, e cila në fund shkoi në dhjetë pikë.

Në çerekun e dytë bardhekalëtrit shtrënguan radhët e veta dhe triumfuan me shtatë pikë diferencë 22:15.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht kampionit aktual të Kosovës, ku për asnjë moment nuk e lëshuan epërsinë e krijuar.

Periudha e tretë i takoi mysafirëve me rezultat 22:21, ndërsa dhjetë minutshi i fundit i takoi “Plisave” me rezultat 20:14, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat 78-68.

Filip Bundoviq ishte më efikasi te Sigal Prishtina me 31 pikë ndërsa te skuadra therandase më efikasi ishte, Artin Gashi, i cili shënoi me 18 pikë.

Në këtë mënyrë, Sigal Prishtina i është afruar edhe një hap synimit për ta mbrojtur titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori