LAJMI I FUNDIT:

“Si në shkollë” – Reagimi qesharak i Neymarit pasi fitoi trofeun e parë në Arabinë Saudite

“Si në shkollë” – Reagimi qesharak i Neymarit pasi fitoi trofeun e parë në Arabinë Saudite

Neymar JR befasoi të gjithë kur në verën e vitit të kaluar vendosi të largohet nga PSG për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite te skuadra Al-Hilal.

Megjithatë sulmuesi brazilian ishte i pafat, psi u lëndua në fillim të edicionit dhe do të mbetet edhe për disa javë jashtë fushave të blerta.


32-vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje me Al Hilal, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Megjithatë ai tanimë ka fituar trofeun e parë me skuadrën arabe, ku Al-Hilal fitoi Superkupën e Arabisë Saudite pasi mposht Al Ittihad në finale me rezultat 4-1.

Reagimi i tij pas trofeut të parë me Al Hilal ka bërë bujë të madhe pasi ka qenë shumë qesharak.

“Ashtu si në shkollë, grupi juaj bën të gjithë punën dhe ju merrni notën”, tha Neymar pasi fitoi Superkupën e Arabisë Saudite me Al Hilal.

Braziliani është lënduar që nga mesi i tetorit, duke bërë vetëm pesë paraqitje për skuadrën saudite deri më tani dhe asnjëra prej tyre nuk erdhi në Superkupë, megjithatë ai mori medaljen e tij.

Pavarësisht frikës fillestare se 32-vjeçari do të duhej të tërhiqej pas lëndimit të rëndë, Neymar planifikon të fillojë të luajë sërish për Al Hilal në fund të prillit ose majit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori