LAJMI I FUNDIT:

Shumë shpejt do të fillojë trajnimi i pilotëve ukrainas për të drejtuar aeroplanët F-16

Shumë shpejt do të fillojë trajnimi i pilotëve ukrainas për të drejtuar aeroplanët F-16

Ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren, tha se pilotët ukrainas duhet t’i nënshtrohen trajnimeve gjatë kësaj vere për të fluturuar me aeroplanët F-16 të prodhimit amerikan, që është hapi i parë drejt furnizimit të Kievit me këta aeroplan të fuqishëm.

Aleatët e NATO-s, Holanda dhe Danimarka po udhëheqin një koalicion ndërkombëtar për të trajnuar pilotët dhe personelin mbështetës, për të mirëmbajtur aeroplanët dhe përfundimisht për t’ia dorëzuar F-16 në Ukrainë. Më herët, Holanda tha se synonte të fillonte trajnimin e pilotëve ukrainas “sa më shpejt të jetë e mundur”, por nuk specifikoi se kur mund të fillonte një trajnim i tillë.


“Këtë verë është ambicia jonë. Dhe ne do të shohim nëse është realiste të fillojmë programin e trajnimit”, njoftoi ministrja holandeze e Mbrojtjes për reuters.

Ajo tha se synimi do të jetë që programi i trajnimit të jetë plotësisht funksional dhe të përfundojë brenda gjashtë muajve. Danimarka, ku ka simulatorë aeroplanësh, është një vend i mundshëm ku do të zbatohet programi.

“Nuk është marrë ende një vendim përfundimtar mbi kërkesën e Kievit për t’i dorëzuar dhjetëra F-16. Programi i trajnimit i mbështetur nga SHBA do të përfshijë Belgjikën dhe Luksemburgun, ndërsa Franca dhe Britania kanë ofruar ndihmë”, tha Ollongren.

Dy burime, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë për reuters se trajnimi do të fillonte me dy grupe prej 12 pilotësh ukrainas tashmë me përvojë në fluturimin e MiG-ve të epokës sovjetike. Ministrja nuk specifikoi madhësinë fillestare të programit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Serbia
Kalo në kategori