LAJMI I FUNDIT:

Shuma e saktë e dëmshpërblimeve që morën palët në gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heard

Shuma e saktë e dëmshpërblimeve që morën palët në gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heard
(Fotomontazh: AP/Getty/DM)

Johnny Depp e ka fituar gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, lidhur me një artikull të publikuar nga aktorja në Washington Post në vitin 2018, ku thoshte se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Aktori kërkoi 50 milionë dollarë dëmshpërblim në padinë e tij, derisa Heard bëri një kundërpadi duke kërkuar dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh.

Duke qenë pala fituese, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese – gjegjësisht një total prej 15 milionë dollarësh.

Mirëpo, aktori do të përfitojë vetëm 10.350.000 dollarë (10 milionë e 350 mijë dollarë), duke qenë se gjykatësi e uli dëmin ndëshkues në maksimumin e Virginias prej 350.000 dollarësh (në vend të pesë milionë dollarëve sa ishte vendimi).

Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard
Lexo po ashtu Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Në anën tjetër, Heard është shpërblyer me dy milionë dollarë në formë dëmshpërblimi (nga 100 milionë sa kërkonte në kundërpadinë ndaj ish-bashkëshortit të saj). Asaj nuk iu dha asnjë shpërblim për dëme ndëshkuese.

Depp nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të mërkurën kur u lexua aktvendimi, pasi ka qëndruar në Britani të Madhe, për – siç është thënë – angazhimet e punës të planifikuara më herët.

Në anën tjetër, Amber ndodhej në sallën e gjyqit. Pasi u lexua vendimi, Heard i përqafoi shkurtimisht avokatët e saj dhe më pas doli nga salla.

Deklarata e Amber Heard pas vendimit të jurisë
Lexo po ashtu Deklarata e Amber Heard pas vendimit të jurisë

Ekipi ligjor i Depp ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa u përqafuan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori