LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

(Foto: Independent/Getty/Reuters)

Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard. Juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra e ktheu vendimin të mërkurën pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Pas dëshmive gjashtëjavëshe në gjyqin njëqind milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, juria në Fairfax të Virginias ka vendosur në anën e aktorit.


Me këtë rast, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.

Hamshori hollivudain e paditi ish-gruan e tij për shpifje duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, derisa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Bëhet virale videoja e Amber Heard në gjyq, ku hiqej sikur po shkruante në një letër
Lexo po ashtu Bëhet virale videoja e Amber Heard në gjyq, ku hiqej sikur po shkruante në një letër

Gjykatësi Penney Azcarate mblodhi jurinë në orën 15:00 (me kohën lokale) për ta shpallur vendimin në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias, ku gjyqi kishte vazhduar për gjashtë javë.

(Foto: Law&Crime)

Për çfarë duhej të vendoste juria

Juria diskutoi për tri ditë përpara se të njoftonte pak para orës 14:00 të të mërkurës (me kohën lokale) në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias nëse ata kishin marrë një vendim.

Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft: Nuk po kërkojmë 90 milionë euro, duam të jeni të drejtë
Lexo po ashtu Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft: Nuk po kërkojmë 90 milionë euro, duam të jeni të drejtë

Ata kishin 42 pyetje për t’u marrë parasysh në çështjen nëse Amber kishte shpifur për Johnnyn në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin.

(Foto: AFP/Getty)

Juria duhej të vendoste për të dy paditë, nga Johnny Depp dhe nga Amber Heard, si dhe ishte e mundur që të mund t’i shpallë fajtorë të dy aktorët, t’i shpallte të dy të pafajshëm ose ta shpallte vetëm njërin prej tyre fajtor.

Hamshori hollivudian e paditi ish-bashkëshorten e tij duke kërkuar dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, ndërsa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh. Secili prej tyre pretendonte se tjetri ka shpifur.

Juria duhej të përqendrohej jo vetëm nëse kishte abuzim, por edhe nëse publikimi i Heard mund të konsiderohej ligjërisht shpifëse.

Vetë artikulli fokusohet kryesisht në çështjet e politikave të dhunës në familje, por avokati i Depp tregon dy pasazhe në artikull, si dhe një titull në internet që ata thonë se ka shpifur për aktorin.

Dita e fundit e gjyqit - Amber Heard thotë se e bëri shkrimin në Washington Post sepse Johnny Depp është një njeri i fuqishëm
Lexo po ashtu Dita e fundit e gjyqit - Amber Heard thotë se e bëri shkrimin në Washington Post sepse Johnny Depp është një njeri i fuqishëm

Në pasazhin e parë, Heard shkruan se “dy vjet më parë, u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje dhe ndjeva forcën e plotë të zemërimit të kulturës sonë”. Avokatët e Depp e quajnë atë një referencë të qartë për klientin e tyre duke pasur parasysh se Amber e kishte akuzuar publikisht Johnnyn për dhunë në familje në vitin 2016 – dy vjet para se ajo ta shkruante artikullin.

Në një pasazh të dytë ajo shprehet: “Kam pasur një pikë të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim”. Titulli në internet është “Amber Heard: Unë fola kundër dhunës seksuale – dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë”.

“Ajo nuk e përmendi emrin e tij. Ajo nuk duhej. Të gjithë e dinin saktësisht se për kë dhe për çfarë po fliste zonja Heard”, thotë ekipi i Depp.

Avokatët e Heard thanë se aktorja nuk mund të mbahet përgjegjëse për titullin, sepse ajo nuk e ka shkruar atë dhe se dy pasazhet në artikull nuk kanë të bëjnë me akuzat për abuzim, por se si jeta e Amber ndryshoi pasi ajo i bëri ato.

Rottenborn u tha juristëve se edhe nëse ata priren të besojnë pretendimin e Depp se ai kurrë nuk ka abuzuar me Heardin, ai përsëri nuk mund ta fitojë çështjen e tij sepse Heard ka të drejtën e Amendamentit të Parë për të peshuar mbi çështjet e debatit publik.

Johnny Depp befason me shfaqjen në koncertin e Jeff Beck në Angli duke festuar përfundimin e gjyqit
Lexo po ashtu Johnny Depp befason me shfaqjen në koncertin e Jeff Beck në Angli duke festuar përfundimin e gjyqit

Ndryshe, Johnny Depp ka qëndruar në Britani të Madhe dhe nuk ka qenë pjesëmarrës në leximin e aktgjykimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori