LAJMI I FUNDIT:

“Shqiponjat” më të forta se “Bjeshkat”

“Shqiponjat” më të forta se “Bjeshkat”

Të dielën në kampionatin më të madh të lojërave në Kosovë “Super Sfida”, u zhvillua një garë e madh në mes ekipit Shqiponjat dhe Bjeshka.

Gara ishte emocionuese, dhe u shoqërua me dramë dhe plot sfidë. Ekipa e “Shqiponjave” e përbëra nga artistët Leonora Jakupi, Gold Ag dhe Meda, garuesit e ekipit “Bjeshka” ishin Remzije Osmani, Ismet Bexhet dhe Lumnije Krasniqi.


Fillimi ishte i mbarë për ekipin “Bjeshka”, ku Ismeti Bexheti arriti të shënoi 4 gola në lojën ragbi, gjë që është shumë e vështirë. Në lojën penallti Meda u tregua shumë i saktë. Leonora Jakupi e fitoi lojën penallti kundër Remzije Osmanit, derisa në lojën shpërthimi i balonave me lopata uji, triumfuese doli Remzija, ku plasi atmosfera dhe humori.

Leonora fillimin e garës nuk e pati aq të mire, ku u rrëzua në lojën lopata uji. Pavarësisht kësaj Leonora u tregua se përveç që është artiste e madhe, është edhe një person pa komplekse, e cila mbi të gjitha tenton ta kënaq publikun më shou dhe lojë të mirë.

Meda në lojën e parë qartë arriti t’i fitoi 4 runde, dhe nga këtu kaluan në epërsi të madhe ekipi “Shqiponjat”. Meda është motorri i ekipit, ku gjatë çdo loje e bënë organizimin e ekipit. Gold Ag në anën tjetër në këtë mbrëmje u tregua shumë shoumen i vërtetë, gjë që rrallë ndodh të referat. Ai në çdo lojë garoi duke krijuar atmosferë, duke pasur edhe përkrahjen e publikut në studio.

Ekipi “Shqiponjat” vazhdojnë garën në çerekfinale, dhe duken si kandidatë potencialë për finalen e madhe.Për shkak të fillimit kampionatit evropian në futboll, “Super Sfida” do të ketë pauzë, për tu rikthyer përsëri në orarin e zakonshëm./Telegrafi/