LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zhvillon seancën e dytë para kualifikueseve për ‘Euro 2024’, Cikalleshi i bashkohet stërvitjes

Shqipëria zhvillon seancën e dytë para kualifikueseve për ‘Euro 2024’, Cikalleshi i bashkohet stërvitjes
(Foto: fshf.org)

Pasditen e kësaj të marte, Shqipëria e ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës të kualifikueseve të ‘Euro 2024’ kundër Moldavisë më 17 qershor dhe Ishujve Faroe më 20 qershor.

Reklama

Stafi teknik me në krye teknikun brazilian, Sylvinho, kanë punuar këtë të martë me disa prej futbollistëve të mbërritur deri më tani në grumbullim, teksa grupi pritet të plotësohet të enjten e 8 qershorit.

Sakaq, grupit kuqezi i është bashkuar sot (e martë) edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria nis grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të qershorit
Lexo po ashtu Kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria nis grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të qershorit

Ashtu sikurse në seancën e parë stërvitore, edhe në këtë seancë të dytë, kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ndërsa më pas kanë zbritur në fushë, për t’u stërvitur më shumë me topin.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë futbollist me probleme fizike dhe puna ka vijuar sipas programit. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Në trend Sport

Më shumë
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Liga e Kampionëve
Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Premier League
Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

La Liga
Futbollisti i Nice kërcënon të vetëvritet duke kërcyer nga një urë e lartë 100 metra

Futbollisti i Nice kërcënon të vetëvritet duke kërcyer nga një urë e lartë 100 metra

Ligue 1
“Duhet të gjej një zgjidhje” - Guardiola e pranon se Man Cityt do t'i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e ardhshme

“Duhet të gjej një zgjidhje” - Guardiola e pranon se Man Cityt do t'i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori