LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria përgënjeshtron Moskën, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë!

Shqipëria përgënjeshtron Moskën, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë!

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar sot deklaratat e Moskës zyrtare se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka është shprehur qartë se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.


“Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, ka shtuar ministrja e jashtme.

Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës
Lexo po ashtu Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës

Sipas raportimeve në media, Rusia ka tentuar sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt.

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin, raporton A2 CNN.

Majko reagon pas deklaratës së Lavrov për mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë: Deklaratë e paprecedentë
Lexo po ashtu Majko reagon pas deklaratës së Lavrov për mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë: Deklaratë e paprecedentë

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë. /Telegrafi/