LAJMI I FUNDIT:

Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës

Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë sot në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, ku u fol për pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një njoftim në Facebook, Xhaçka ka thënë se në emër të Shqipërisë ka bërë thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainën.


“Diskutuam mbi rritjen e mbështetjes së vendeve aleate për Ukrainën dhe si NATO të forcojë më tej mbrojtjen e territorit aleat”, ka shtuar Xhaçka.

Në një njoftim për shtyp në përmbyllje të takimit, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “agresioni i Rusisë ka krijuar një normalitet të ri për sigurinë tonë, ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës”.

Në këtë normalitet të ri, ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka ndryshuar rrënjësisht për një afat të gjatë, por ata mbeten të përkushtuar për të mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të shmangur çdo përshkallëzim të paqëllimshëm, keqkuptim apo llogaritje të gabuar, është shprehur NATO. /Telegrafi/