Shpresat Olimpike nisin përgatitjet në Durrës

Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), të mërkurën përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përfaqësuesja e boksit të Kosovës në Durrës do të jetë me katër boksierë.
“60 kg, Liridon Zeqiri, Violant Sylejmani, 69 kg, Besart Kurhasku, 81 kg, Armend Xhoxhaj si dhe selektori i Kosovës, Xhevdet Peci dhe përgjegjësi Mehmet Boguveci, do të udhëtojnë për në Durrës”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
Përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Xhevdet Peci, ka thënë se në Durrës do të punohet më shumë në përgatitjet e fazës bazike.
“Në këto përgatitjet janë paraparë përgatitjet në fazën bazikë, ku më shumë do të punohet në forcë, pasi që është e nevojshme për arsye që boksierët tonë të përballojnë Kampin Ndërkombëtar që organizohet në Sofje të Bullgarisë nga 9 shkurti deri më 23 shkurt, kur edhe nis turneu i madh ndërkombëtar ‘Stranagjat’”, ka thënë Peci.
Ndërkohë, sipas FBoxK të njëjtit boksierë do të ndërprenë përgatitjet që të jenë pjesë të turneut të madh ndërkombëtare në Debrecen të Hungarisë.
FBoxK thekson se Armend Xhoxhaj dhe Liridon Zeqiri janë kandidatët kryesor për t’i plotësuar normat për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, dhe sipas FBoxK-së, këta boksierë kanë nevojë që sa më shumë të jenë pjesë e kampeve ndërkombëtare që organizohen nga AIBA. /KP/



















































