Shprehu dashurinë e tij për Barcelonën – tifozët e Atletico Madridit shkatërrojnë pllakën e Felix para stadiumit

Kur mbërriti në Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019, Joao Felix u pagua 127 milionë euro dhe ende mban rekordin si lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.
Megjithatë, portugezi nuk i përmbushi pritjet dhe shkoi në huazim te Chelsea. Tani ai është kthyer në Atletico sepse Chelsea nuk donte ta blinte, por Simeone nuk e sheh atë në planet e tij as për sezonin e ardhshëm.
Felix tani është duke kërkuar dëshpërimisht një mënyrë për të vazhduar karrierën e tij dhe në intervistën e fundit ai iu ofrua Barcelonës, duke thënë se do të donte të luante në këtë klub, pasi është klubi që e ëndërron që në fëmijëri.
Përgjigja e Atletico Madridit mbërriti shpejt, pasi sipas AS, Atletico Madridi do ta lërë portugezin të shkojë në huazim te Barcelona nëse ai e dëshiron vërtet.
Marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të kësaj jave.























































