LAJMI I FUNDIT:

Shorti gjithmonë iu rezervon kundërshtar të vështirë, koha që Drita të shkaktojë befasinë e madhe në Evropë

Shorti gjithmonë iu rezervon kundërshtar të vështirë, koha që Drita të shkaktojë befasinë e madhe në Evropë

Drita është skuadra kosovare që më së shumti ka luajtur në garat evropiane që prej pranimit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA.

Për skuadrën e dy presidentëve Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli kjo është hera e pestë që luajnë në garat evropiane, teksa deri më tani nuk ka asnjë skuadër kosovare ndeshje më shumë të zhvilluara në Evropë.


Sot ndaj Plzenit, Drita do të zbresë për herë të 19-të në fushë në garat evropiane dhe qëllimi është i qartë, të shkaktojnë befasinë e madhe.

Në fakt Drita nuk kishte kurrë fat në short, pasi gjithmonë është përballur me skuadra të mëdha që kanë luajtur shpesh herë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Në vitin e tyre të parë, Drita u ndesh me kampionin e shumëfishtë të Suedisë, Malmon ku humbi në dy ndeshjet 0-3 dhe 2-0.

Në edicionin 2020/21, Drita u eliminua padrejtësisht nga Liga e Kampionëve pasi humbi me rezultat zyrtar 0-3 nga Linfield shkaku i pandemisë Covid-19, derisa në Ligën e Evropës pasi kaloi Sileksin me fitore 2-0, pësoi humbje në rrethin e tretë nga gjiganti polak Legia Varshavë me rezultat 2-0, edhe pse zhvilloi një ndeshje të madhe.

Dy vite bardhekaltërtit kaluan rrethin e parë të Ligës së Konferencës ndaj Deçiçit me dy fitore 2-1 dhe 0-1, derisa në rrethin e dytë u përballen me Feyenoordin.

Në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Drita barazoi 0-0, derisa në Holandë u mposht me vështirësi 3-2 duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme.

Fati ia ktheu shpinën në short edhe edicionin e kaluar, kur fillimisht eliminuan skuadrën finlandeze Inter Turku me rezultat të përgjithshëm 3-1, derisa në rrethin e dytë u përballen me skuadrën e madhe belge Antwerp.

Pasi morën një barazim të pabesueshëm në udhëtim 0-0, Drita u mposht në Fadil Vokrri me rezultat 0-2 përkundër që luajti si e barabartë me gjigantin belg.

Fati përsëri ia ktheu shpinën në short, përballë gjigantit çek Viktoria Plzen

Drita sërish nuk pati fare fat në short, derisa nga nga pesë kundërshtarë të mundshëm si Basel, NK Maribor, Haverfordwest County AFC dhe Austria Wien, do të përballen me Viktoria Plzen.

Kundërshtari i Dritës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës është tejet i vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër që gjashtë herë ka fituar titullin e kampionit në Republikën Çeke dhe ka luajtur shpesh herë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.

Në fakt Plzen edicionin e kaluar ka shijuar grupin e ferrit në ‘Champions’ ku ishte së bashku me Barcelonën, Interin dhe Bayern Munichun.

Megjithatë gjilanasit tani janë mësuar me ndeshje të mëdha dhe kundërshtarë të fort dhe kanë bërë përvojë shumë të madhe në arenën evropiane.

Drita synon që të shkaktojë befasi në ndeshjen e parë në Çeki, në mënyrë që në Prishtinë falë edhe përkrahjes së madhe që ka nga tifozët e saj ‘Intelektualët’ të kompletojë mrekullinë për të kaluar tutje.

Vavalis thotë se në Çeki kanë udhëtuar për rezultat pozitiv

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me gjigantin çek duke e vlerësuar si një kundërshtar të fortë dhe me histori të madhe.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, një skuadër që ka histori të madhe, që luan thuajse në çdo vit në faza grupore të skenës evropiane”.

“Vitin e kaluar, kjo skuadër pati shumë suksese dhe shumë skuadra të mëdha kanë hasur në vështirësi kur janë përballur me Viktorian. Ne e respektojmë Viktorian shumë dhe ajo është favorite në këtë ndeshje”, është shprehur fillimisht Vavalis.

Vavalis ka thënë ndër të tjera se Drita çdo vit luan në Evropë dhe ka ditur tanimë t’i shkaktojë telashe të mëdha ekipeve të forta dhe në Çeki kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

“Drita po luan në çdo vjet në skenën evropiane dhe ka shfaqur ndeshje të mëdha. U ka shkaktuar probleme skuadrave kundërshtare. Duke marrë për bazë këtë, presim njësoj që edhe Viktoria Plzenit t’i shkaktojmë probleme”.

“Do të mundohemi të japim më të mirën. Të shfaqim ndeshje të fortë dhe të mundohemi të marrim rezultat të mirë për ndeshjen kthyese”, ka deklaruar Vavalis.

Në rast se Drita arrin të bëj mrekulli për ta eliminuar skuadrën çeke, atëherë në rrethin e tretë do të përballet me fituesin e duelit Gzira (Maltë) – Diddelang (Luksemburg).

Skuadra kosovare më pozitën më të lartë në ranglistën e UEFA-s

Falë paraqitjeve të shkëlqyera në arenën evropiane, Drita ka një pozitë shumë të mirë edhe në ranglistën e UEFA-s për klube.

Nga shtatë skuadra kosovare që janë pjesë e kësaj rangliste, Drita qëndron bindshëm në pozitën e parë.

Në fakt Drita është skuadra e 227-të në Evropë në ranglistën e UEFA-s, plot 92 vende para rivalit lokal Gjilani që zë vendin e 319.

Në pozitën e tretë nga skuadrat kosovare ndodhet Ballkani (321), derisa e katërta Prishtina (331). Llapi është e pesta (372), Dukagjini e gjashta (382) dhe Feronikeli në vendin e fundit 383.

Nëse Drita arrin të shkaktojë befasi për ta eliminuar Viktoria Plzenin, sigurisht se do të ngritët edhe më shumë në ranglistën e UEFA-s. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori