Shkëlqen Vinicius, Real Madridi fiton bindshëm ndaj Villarrealit

Real Madridi është kthyer te fitoret në La Liga, për të triumfuar ndaj Villarrealit.
“Los Blancos” zhvilluan paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 3-1, sfidë ku shkëlqeu Vinicius Junior.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk i finalizuan aksionet. Reali ishte më kërkues, derisa edhe Villarreal zhvilloi një kundëraksion të rrezikshëm.
Ishte Vinicius Jr që e zhbllokoi rezultatin me një gol nga distanca, i cili u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda rrjetës (47’).
Braziliani pastaj fitoi penallti dhe e finalizoi për mrekulli për ta dyfishuar epërsinë (69’).
🫵 @Mbappe on your fantasy team?
⚽️ I got you pic.twitter.com/pPN1sl9iae
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 4, 2025
Vetëm katër minuta më vonë, Villarreal u kundërpërgjigj përmes Mikautadze që shënoi gol fantastik (73’).
Mirëpo, një bashkëpunim i shkëlqyer mes Brahim Diaz e Kylian Mbappe, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë e vulosi fitoren e madrilenëve (81’).
Real Madridi kësisoj rimerr kreun me 21 pikë ndërsa Villarreal qëndron në pozitën e tretë me 16 pikë./Telegrafi/



















































